11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Zyrtarët e NATO-s: Trupat e aleancës do të qëndrojnë në Afganistan përtej majit

Trupat ndërkombëtare planifikojnë të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të majit të parashikuar nga marrëveshja e talebanëve me Shtetet e Bashkuara, thanë katër zyrtarë të lartë të NATO-s, një veprim që mund të përshkallëzojë tensionet me talibanët që kërkojnë tërheqjen e plotë.

“Nuk do të ketë tërheqje të plotë nga aleatët deri në fund të prillit,” i tha një nga zyrtarët agjencisë së lajmeve Reuters.

“Kushtet nuk janë përmbushur,” tha ai duke folur pa u identifikuar me emër për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. “Me administratën e re në Shetetet e Bashkuara do të ketë ndryshime në politikë, do të diskutohet ideja e përhapur për një tërheqje të nxituar dhe mund të shohim një strategji shumë më të peshuar tërheqjeje.”

Administrata e ish-presidentit Donald Trump nënshkroi një marrëveshje me talebanët në fillim të vitit të kaluar që parashikonte tërheqjen e të gjitha trupave të huaja deri në maj, në këmbim të disa garancive për sigurinë nga kryengritësit.

Zoti Trump e paraqiti marrëveshjen – e cila nuk përfshinte qeverinë afgane – si fundin e dy dekadave luftë. Ai e reduktoi numrin e trupave amerikane në 2,500 deri në janar, më i ulëti që nga viti 2001.

Planet mbi hapat që do të merren pas prillit po shqyrtohen tani dhe ka të ngjarë të jenë një çështje kryesore në një takim të rëndësishëm të NATO-s në shkurt, thanë burimet e aleancës.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com