22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Sport

Zyrtare: Uruguai largon nga posti i përzgjedhësit Oscar Tabarezi pas 15 vitesh

Oscar Tabarez nuk është më përzgjedhës i Uruguait, pozicion që 74-vjeçari qëndronte në stolin e kombëtares prej vitit 2006.

Rezultatet e fundit të Uruguait kanë qenë zhgënjyese (1 barazim dhe 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit), teksa humbja 3-0 në Bolivi ka rezultuar fatale për “mjeshtrin” dhe stafin e tij teknik.

Uruguai renditet në vend të shtatë në grupin e Amerikës Latinë, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Botërorin Katar 2022.

Drejtuesit e Federatës kanë shkarkuar Tabarez, të cilin e falënderojnë për profesionalizmin dhe punën fantastike që ka kryer këto vite.

Tabarez  ndërkohë ka qenë trajner i dy herë kampionëve të botës edhe në vitet 1988-1990.

Related posts

Deyverson i Palmeiras bëhet viral për aktrimin e tij në minutën e fundit pas prekjes nga gjyqtari në finalen e Copa Libertadores

admin

Juventusi e pëson nga ndeshjet ndërkombëtare, Dybala dhe Bernardeschi kthehen të dëmtuar

admin

Shqipëri-Andorra, formacioni i ndërtuar nga fillimi, në sulm i besohet dyshes Uzuni-Seferi

admin