5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

ZYRTARE: Nënshkruhen kontratat për betejën historike Joshua – Fury, së shpejti mësohet vendi dhe koha

Anthony Joshua kundër Tyson Fury tashmë zyrtarisht është konfirmuar nga promotuesi Eddie Hearn, derisa data dhe vendi do njoftohet në javët në vijim,

Kontratat janë nënshkruar për titujt, WBA, WBC, IBF dhe WBO si dhe fituesi do jetë kampioni i padiskutueshëm i botës për peshat e rënda.

Marrëveshja është kompletuar, kurse Eddie Hearn, Bob Arum dhe Frank Warren do kompletojnë kohën dhe vendin ku do zhvillohet kjo ngjarje.

“Duam të ulemi dhe ta konfirmojmë për muajin e ardhshëm. Pjesa më e vështirë është që të gjithë të nënshkruajnë”.

“Mendoj se kemi kryer punën e vështirë. Duke biseduar për vetën time, Anthony dhe skuadrën e tij me 258 menaxherë, e di sa vështirë është të punosh këta muaj dhe mendoj se ndeshja do jetë e madhe dhe nuk do jetë vështirë që të shitet”.

“Kemi pranuar tetë ose nëntë oferta. Ofertat janë nga shtetet e ndryshme”.

“Kjo është beteja më e madhe në boks dhe një ndër ngjarjet më të mëdha të sportit”, tha Hearn për ESPN.

Dy boksierët do fitojnë nga 100 milionë euro, ku do përballen dy herë, derisa fituesi i betejës do shpallet kampion i padiskutueshëm i Botës dhe do fitojë katër rripat më të mëdha.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com