18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Sport

Zvicra duhet të fitojë ndaj Bullgarisë dhe të presë gabimin e Italisë – formacionet zyrtare

Në Swissporarena, Zvicra është nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen që përcakton fituesin e Grupit C, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Helvetikët kanë pikë të barabarta me Italinë (nga 15), por qëndrojnë në vend të dytë për shkak të goldallimit më të dobët.

Zvicra duhet ta fitojë sfidën dhe ta presë gabimin e Italisë në përballjen ndaj Irlandës së Veriut. Përndryshe, nëse mbetet prapa, atëherë kualifikimin do ta kërkojë përmes ‘play-offit’.

Përzgjedhësit Murat Yakin dhe Yasen Petrov i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues për këtë takim vendimtar.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer; Widmer, Frei, Schar, Mbabu; Zakaria, Freuler; Okafor, Shaqiri, Vargas; Gavranovic.

Formacioni startues i Bullgarisë: Karadzhov; Tsvetanov, Dimitrov, Hristov, Turitsov; Kirilov, Chochev, Kostadinov, Nedelev; Despodov, Iliev.

Related posts

Bubble fatigue gives England selectors new balancing act in Covid era as Stokes, Archer and Curran rested

Lea Musliju

Tyrrell Hatton lays down Masters marker with another top-10 finish at Houston Open

Lea Musliju

Ian Stannard forced to retire from cycling after year-long battle with rheumatoid arthritis

Lea Musliju