12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi jep lajmin: Më 31 mars BE-ja furnizon vendin me vaksina anti-Covid

Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka paralajmëruar se më 31 mars vendi do të furnizohet me vaksina kundër COVID-19 nga Bashkimi Evropian. Ai nuk ka dhënë detaje se për cilat vaksina bëhet fjalë.

Abazoviç e bëri njoftimin përmes një postimi në rrjetin social Twitter, pas një takimi me Komisionarin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, në Bruksel.

Në fund të muajit janar, Sekretari i Shtetit i ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi, Borko Bajiç, njoftoi se 84.000 vaksina të AstraZeneca-s do t’i ndaheshin Malit të Zi përmes programit Covax.

Ai pati deklaruar se dorëzimi i 25 deri 35 për qind të vaksinave pritet të ndodhë në tremujorin e parë, dhe pjesa tjetër në tremujorin e dytë.

Në tetor, qeveria e mëparshme malazeze nënshkroi një marrëveshje përmes së cilës, Mali i Zi u bashkua me mekanizmin Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Marrëveshja parashikon blerjen e rreth 250.000 dozave të vaksinave, të cilat do të vaksinojnë rreth 20 për qind të popullsisë.

Më 17 mars Mali i Zi njoftoi se 18 persona humbën jetën si rezultat i sëmundjes COVID-19 dhe u regjistruan 553 raste të të infektuarve./rel

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com