15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Kronika

Zjarri kaplon shtëpinë në Tetovë, humb jetën 80-vjeçarja

Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të Tetovës është kapluar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit jetën ka humbur një grua rreth moshës 80-vjeçe, raporton Alsat.

Ekipi i zjarrfikësve ka ndërhyrë me dy makina dhe shtatë zjarrfikës , por fatkeqësisht e moshuara është gjetur e vdekur. Në vendngjarje ka arritur ekipi i policisë dhe prokurorisë, ndërsa zjarri tashmë është lokalizuar.

“Sot në ora 07:10 në SPB Tetovë, është raportuar një zjarr në hapsirat ndihmëse ngjitur me shtëpinë në fshatin Zhilcë të Tetovës, ku po qëndronte e ndjera 80 vjeçare R.Gj. nga ky fshat e cila është gjetur pa shenja jete. Zjarri është raportua nga djali i saj 44-vjeçar, ku pas raportit zjarri është shuar plotësisht nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes-Tetovë. Është duke u zhvilluar inspektimi i udhëhequr nga Prokurori Publik, në të cilin merr pjesë edhe një ekip nga SPB Tetovë”, njoftojnë nga MPB.

Related posts

Nxënësit përleshen në një shkollë të mesme në Veles

Admin

Zjarr në barakat e Gjyqit për kundërvajtje në Parkun e qytetit

Admin

Arrestohen katër persona në Gjakovë, Policia gjen substanca narkotike në shtëpitë e tyre

Admin

Gjobiten 27 motoçiklistë në Tetovë dhe Gostivar

Admin

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bllacë, kërkohej nga Interpoli

Admin

“Trafikim me njerëz” arrestohen pesë persona në Pejë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com