Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në deponë e një fabrike të tekstilit në Indi humbën jetën të paktën 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale njoftojnë se zjarri shpërtheu në një pjesë të fabrikës në Ahmedabad, shtetin federal Gujarat, në të cilën gjenden substanca kimike.
Një pjesë e deposë u shemb ndërsa dëmtime u shkaktua edhe mbi ndërtesat tjera.
Ka filluar një hetim lidhur me këtë ngjarje.
Presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind tha se janë thellësisht të tronditur nga ky lajm dhe u shprehën ngushëllime familjeve të viktimave.