15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Zjarr i madh përfshin qytetin australian, 30 shtëpi tërësisht të djegura

Një zjarr i madh që u ndez jashtë qytetit perëndimor Australian Perth ka detyruar banorët e afërt të evakuohen pasi i njeti u përhap me shpejtësi të madhe edhe përkundër faktit që qyteti ishte në karantinë nga koronavirusi.

Zjarri, i përplasur nga erërat e forta, ishte dyfishuar në shpejtësi brenda natës ndërsa të paktën 30 shtëpi besohet se janë djegur tërësisht.

Njerëzve u është thënë të ikin në siguri edhe nëse kjo do të thotë thyerje e rregullave per karantinim.

Kryeministri Australian Australian (WA) tha se shteti po përballej me një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”.

“Tani për tani shteti po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave – një emergjencë e rrezikshme zjarri dhe një emergjencë mbylljeje Covid-19”, tha Mark McGowan.

Sidoqoftë ai u kërkoi shumicës së banorëve të kryeqytetit që nuk janë dëmtuar nga zjarri të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Sipas standardeve globale, është një rrezik shumë i ulët pasi qyteti ka raportuar vetëm një rast lokal. Por qyteti me dy milion banorë hyri në një karantinë të parakohshme pesë ditore të Dielën pasi u gjet infeksioni i parë lokal në Australinë Perëndimore në 10 muajt e fundit.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com