DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Ziadin Sela në takim me shefin e OSBE-së, Bisedohet për regjistrimin e popullatës

Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ka zhvilluar takim me Shefin e Misionit të OSBE në Shkup Ambasadorin Clemens Koja.

Në këtë takim Kryetari Sela ka informuar Ambasadorin Koja për situatën aktuale politike ne vend, me theks të veçantë për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia me Covid 19,si dhe përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.

“Në këtë bisedim është biseduar edhe çështjen e regjistrimit të popullsisë dhe të amvisërisë, përgatitjen e ligjit për regjistrim si dhe për procesin e regjistrimit që pritet të fillojë vitin e ardhshëm, i cili duhet të jetë kredibil dhe në përputhje me standardet e eurostatit.

Temë tjetër kryesore e këtij takimi ishte edhe tema e funksionimit të shtetit ligjor që ndërlidhet edhe me fillimin i negociatave me BE, si dhe sfidat eventuale që mund të paraqiten gjatë këtij procesi”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se Sela e informoi Ambasadorin Koja, për kontributin e vazhdueshëm të ASH-së në procesin e euro-integrimeve duke u zotuar se ASH gjithmonë do të jetë mbështetëse e çdo procesi politik që do ta përshpejtonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si alternative e vetme ekonomike dhe politike e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Rikthehen tensionet ne Detin Mesdhe

NEFAIL EMINI

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do ta prezantojë Barometrin Ballkanik 2021

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More