12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Zgjedhjet në Bullgari, intensifikim apo shtyrje të zgjidhjes me Shkupin?

Shkup, 5 prill – Zhurnal – Zgjedhjet në Bullgari si asnjëherë më parë kanë zgjuar interesin e opinionit në Shkup, nga shkaku i implikimeve që sjell rezultati atje, sepse nga qeveria e re bullagre varet edhe dinamika e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE), më saktësisht zhbllokimi i vetos bullgare për Shkupin zyrtar nënkupton datë për negociata me Unionin, shkruan Zhurnal.mk.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Bullgari sa lënë për të shpresuar, aq ngjallin spekticizmin se diçka mund të lëvizë në drejtimin e duhur, pasi me gjasë, fqiu ynë do të ketë një qeveri më të gjërë, një qeveri ekspertësh e cila pastaj do ti caktojë prioritetet.

Këtë në një farë mënyre e paralajmëroi kryeministri bullgar Bojko Borisov i cili opozitës I shtriu dorën e pajtimit, për çka propozoi formimin e një qeverie ekspertësh, pasi paraprakisht të gjithë eksit pollet folën për një rezultat të ngushtë zgjedhor.

Në një postim në Fejsbuk, Borisov tha se duke bashkuar forcat me opozitën, situata me pandeminë mund të zgjidhet më lehtë.

“Unë ju ofroj paqe. Le të caktojmë ekspertë me qëllim të kapërcimit të pandemisë deri në dhjetor, të lëvizim përpara. Kjo është oferta ime për ju. Të zgjedhim njerëzit më të mirë të bëjnë punën.Të bashkuar jemi më të fortë,” tha Borisov.

Kjo deklaratë e Borisovit, bën me dije se qeveria e re e Bullgarisë do të ketë prioritet numër një luftën kundër pandemisë, dhe se implikimet nga zgjedhjet nuk janë shumë shpresëdhënëse për Maqedoninë e Veriut, aq më shumë kur kemi parasyshë se Karakaçanov që kultivon një retorikë dhe qasje agresivë kundrejt Maqedonisë së Veriut sërish futet në Parlament, dhe situata të jetë akoma më e pashpresë për Shkupin është fakti se partia e Sllavi Trifunov, që fare nuk dallon nga qasja e Karakaçanovit, është rradhitur e dyta në zgjedhjet e së dielës.

Një qeveri gjithpërfshirëse në Sofje padyshim se do të ketë një legjitimitet të plotë të marrë vendime të guximshme për të zgjidhur kontestin me Maqedoninë e Veriut, një hap të cilin mund ta ndjek edhe Shkupi si model, pasi gjetja e një zgjidhjeje me Bullgarinë nënkupton kompromise të dhimshme, të cilat me gjasë askush në LSDM dhe në VMRO nuk e ka guximin ti bëjë kokë më vete.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja e fundit Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit është një formë e paralajmërimit për krijimin e një qeverie të zgjëruar, e cila paralelisht me luftën kundër Kovid-19, do të përqëndrohet edhe te zgjidhja e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Related posts

Mickoski shpall fitore në disa komuna

Admin

Nikollovski: LSDM shënoi edhe një fitore të sigurt

Admin

Arianit Hoxha: Lëvizja Besa fiton në disa vendbanime, në Tetovë shkojmë në raundin e dytë

Admin

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com