1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Zgjedhjet lokale me një raund, shqiptarët rrezikojnë Strugën dhe Kërçovën

Zhbllokimi i punës së Kuvendit që aktualisht mbahet peng i mijëra amandamenteve  të parashtruara nga opozita shqiptare, do të rezultojë me përshpejtimin e miratimit të ndryshimeve në kodin Zgjedhor, për nevojën e të cilës ditë më parë foli edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, shkruan Zhurnal.

Gjetja e një zgjidhjeje për ligjin për Shtetësi mes pushtetit dhe opozitës tashmë duket një realitet i mundur, prandaj në pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, ndryshimet në kodin Zgjedhor shndërrohën në një imerativ kohor për vendin, që dalin nga rekomandimet e OSBE / ODIHR-së ku parashihen ndryshime në modelin zgjedhor me lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash, që më vonë duhet te jetë një model edhe për zgjedhjet parlamentare.

Tema më e përfolur aktualisht, është kërkesa e opozitës Maqedonase, VMRO-DMPNE, që paralelisht me ndryshimet të futet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në një rreth të vetëm zgjedhor, me pretekstin e shmangjes së shpenzimeve.

Ndonëse një kërkesë e tillë u hodh poshtë si një mundësi nga ministri Drejtësisë, Bojan Mariçiq, pasi deklaroi se një opsioni i zgjedhjes së kryetarit në raundin e parë nuk është i pranueshëm për shumicën e partive, kjo me gjasë do të jetë një temë e nxhetë gjatë debatit në Kuvend.

Me shumë gjasë, VMRO kalkulon se në komunat ku shqiptarët përcaktojnë fituesin në raundin e dytë,  këtë nuk do të mund ta bëjnë nga shkaku se garimi i tyre me kandidat, do të bëjë që LSDM dhe VMRO të fitojnë vetëm me vota të elektoratit të tyre, ku këta të fundit besojnë se kanë avatazh te kampi etnik maqedonas.

Ky kalkulim, implikon një tjetër mundësi, që partitë shqiptare të bëjnë koalicionime parazgjedhore me partitë maqedonase, si një mundësi shumë reale nëse miratohet ky model, që fundja nuk do të ishte hera e parë, por vetëm se do të futej si një praktikë e përhershme.

Ky model, ndonëse në shikim të parë nuk tingëllon keq, kërkon një analizë të mirëfilltë nga subjektet politike shqiptare të cilat rrezikojnë që nga shkaku i antagonizmave të dalin me më shumë kandidatë në Strugë dhe Kërçovë, duke rrezikuar kështu që këto komuna të kalojnë te VMRO ose LSDM nëse dalin me një kandidat të përbashkët.

Ditët në vijim do të japin pasqyrë të plotë të zhvillimeve, por ajo që dihet është se me shumë gjasë në zgjedhjet lokale do të votohet me “fingerprit”, pasi teksti që specifikon të gjithë elementët e nevojshëm  që  sigurojnë  pajisjet për gjurmët e gishtave është dorrëzuar në Kuvend për miratim.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com