15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Tema

Zgjedhjet e parakohshme “mollë sherri” mes pushtetit dhe opozitës! A do të radikalizohet opozita?

I pari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, a mund ky insistim i shumicës parlamentare që zgjedhjet parlamentare të mbahen kur të përfundon mandati katër vjeçar i kësaj përbërje parlamentare, të radikalizojë edhe më shumë skenën edhe ashtu të polarizuar politike në Maqedoni?!

Analisti politik Blerim Hyseni thotë se opozita si në të gjitha vendete botës edhe të ne, ka të drejtën e saj të kërkojë zgjedhje të parakohshme, por shton se, opozita në Maqedoninë e Veriut nuk është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ka dy aspekte, sëpari vlerësoj që vet opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por këtë e bën për te ngritur tensione dhe paknaqësi duke ditur se në tetor do të jenë zgjedhjet lokale e që opozita do ta konsideroj si barometër për veprimet e më tutjeshme. Ndërsa aspekti i dytë ka të bëjë me faktin që zgjedhjet ishin jo shumë larg dhe askush nuk mund të parashikojë se rezultati do të jetë thellësisht ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamnetare. Këto janë arsyet për këkrkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme që besoj se nuk do të ndodhin para zgjedhjeve lokale dhe së dyti atëherë do të mbushen një vit i koalicionit aktual dhe bilanci i dështimeve në njërën anë dhe i sukseseve në anën tjetër do të jenë më të qarta dhe më evidente”, deklaroi Hyseni për Zhurnal.

Ndryshe, për shkak të dështimit të shtatë me radhë të Qeverisë, Zaev 1 dhe 2 për të filluar bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE), si dhe për shkak të vërejtjeve me manxhimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, opozita shqiptare dhe ajo maqedonase i kanë kërkuar mejdan elektoral pushtetit. Sëfundmi ndaj kësaj kërkese të opozitës në mënyrë të prerë se nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare, përveç kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kategorisht kundër janë shprehur edhe nga partia më e madhe shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim. (Zhurnal.mk)

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com