22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Zejd Rexhepi: Me Kastriotin kam komunikuar para 4 viteve, shumë keq që sot nuk bie BDI-ja

Shkup, 11 nëntor – Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka komentuar veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi për të mos marrë pjesë në seancën për mosbesimin e Qeverisë.

Zejdi u shpreh se nuk ka qenë i befasuar nga veprimi i Rexhepit, pasi siç tha, “Njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të tradhtojnë gjithmonë”.

Ndërkaq është shprehur se beson se deri në mesnatë, kur është afati i fundit për votim të mosbesimit të Qeverisë, do të gjendet zgjidhje.

“Unë me Kastriot Rexhepin kam komunikuar para katër vjetësh, të fundit herë. E kam ditur se ai çfarë rruge ka marrë, e kam ditur se çfarë rruge kanë marrë edhe subjekti politik ku është ai, për fat të keq ndodhi, apo për fat të keq tonin ndodhi që mos bie sot BDI-ja. Shpresoj se deri në 12 do të ndodh e kundërta, por e mira është që njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të vazhdojnë të tradhtojnë gjithmonë”, tha Rexhepi teksa dilte nga Kuvendi.

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/videos/425270609107775/

Related posts

Azeski: Është e patjetërsueshme të shpallet krizë energjetike

admin

Nikos Kotzias: Greqia, fushatë në BE për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

admin

Për kuorum në seancë plenare janë të nevojshëm 61 deputetë

admin