22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Zëdhënësi i DASH: Ende nuk kami emrat e rinj në lidhje me listën e zezë për Ballkanin Perëndimor

Shtetet e Bashkuara ende nuk i kanë emrat e rinj në lidhje me dekretin e presidentit, Joseph Biden mbi Ballkanin Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njerëz potencialisht të rinj do të jenë në listën e zezë.

“Sidoqoftë, falë dekretit, ne do të jemi në gjendje të trajtojmë kërcënimet më urgjente ndaj stabilitetit dhe përparimit të institucioneve demokratike”, tha Price.Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për “promovimin e demokracisë, transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes demokratike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet duhet të plotësojnë në mënyrë që të përmbushin qëllimin e tyre për të përparuar në rrugën Evropiane”.

Biden ka lëshuar një urdhër për ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e individëve për të hyrë në Shtetet e Bashkuara që përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe paqen e çdo vendi në Ballkanin Perëndimor.Urdhri ekzekutiv do të përfshijë gjithashtu persona që janë të përfshirë direkt ose indirekt në korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike, marrje ryshfet dhe të ngjashme.Në fillim të qershorit, administrata amerikane shpalli zyrtarisht luftën kundër korrupsionit vendimtare për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Related posts

Biden pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët federalë

Admin

Hapet Ura e Peleshacit që lidh dy brigjet e Kroacisë

Admin

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Admin

Avancimi i talibanëve “përbën krizë ekzistenciale” për Qeverinë afgane

Admin

Kina ndëshkon me 18 vjet burgim një miliarder dhe kritik qeveritar

Admin

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More