9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Zbuloni 14 vendet ende pa asnjë rast koronavirusi, mes tyre edhe Koreja e Veriut

Ishuj, por shumë të izoluar: këto janë zyrtarisht 14 vendet pa Covid, kombe ose entitete territoriale, protektorate, territore përtej detit, ku pandemia nuk ka arritur për shkak të distancës nga kontinenti, ose mbyllja e hekurt e kufijve, ose të dyjave së bashku.

Me pak fjalë, nuk është rregjistruar asnjë rast i koronavirusit në tabelën më poshtë, si dhe dy shteteve të tjera që nga fillimi i pandemisë.

Koreja e Veriut dhe Turkmenistani duhet t’iu shtohen zyrtarisht listës së OBSH, edhe nëse pretendimi i autoriteteve lokale refuzohet nga vendet e tjera dhe nga komuniteti shkencor, për mungesë të informacionit të verifikueshëm.

Kjo, pasi, duke pasur parasysh regjimin e ashpër të Koresë së Veriut, e cila edhe pa pandemi imponoi rregulla të rrepta dhe të rralla në kufi, ka të ngjarë që Covid të ketë qenë e pamundur për t’u përhapur në vendin i izoluar komunist.

Në realitet, Zelanda e Re (2 raste në javën e fundit nga 4.5 milion banorë) dhe Australia (6 raste në javën e fundit me 25 milion banorë) gjithashtu mund të konsiderohen zona pa “Covid”, kjo besohet, prej politikave strikte që ato kanë ndjekur.

Një politikë e mbylljes strikte të kufijve dhe kontrolleve, apo edhe karantina u ka mundësuar këtyre dy kombeve të fillojnë me jetën normale, përfshirë praninë e spektatorëve në ngjarje sportive dhe koncerte, skenarë që Europa vetëm mund t’i ëndërrojë në këto momente.

Lista e vendeve pa Covid sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Samoa Amerikane, Oqeani Paqësor (SHBA)

Ishujt “Cook”, Oqeani Paqësor

Niue, Oqeani Paqësor

Narau, Oqeani Paqësor

Sant ‘Elena, Oqeani Atlantik (Britania e Madhe)

Tonga, Oqeani Paqësor

Tuvalu, Oqeani Paqësor

Okelau, Oqeani Paqësor (Zelanda e Re)

Mikronezi, oqean Paqësor

Kiribati, Oqeani Paqësor

Palau, Oqeani Paqësor

Pitcairn, oqean Paqësor

Related posts

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

SHBA ofron kompensim për familjarët e viktimave të sulmit me dron

Admin

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Admin

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com