24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Rajoni

Zakharieva: Shqetëson gjuha e urrejtjes nga Maqedonia e Veriut ndaj Bullgarisë

Sot u mbajt takim online i Ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Gjermanisë, Bujar Osmani, Hajko Maas dhe Ekaterina Zakharieva, transmeton Zhurnal.

Në pyetje të gazetarëve nëse Bullgaria do ta bllokon Maqedoninë e Veriut në dhjetor kur duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare, Zakharieva potencoi se qëndrimet e Bullgarisë janë të pandryshuara dhe se ata ndërmarrin përgjegjësi. Porositi se pala tjetër duhet të jetë e përgjegjshme.

“Besojë se Marrëveshja për Fqinjësi të mirë nga viti 2017, nëse përmbushet me vullnet të mirë dhe me vetëdije dhe nëse nuk kërkohen mënyra për rrumbullaksimin e pikave të sajë, i ka gjitha garancat të zgjidhen çështjet e hapura. Për fat të keqë këtë nuk e shohim një kohë të gjatë dhe disa herë kemi sinjalizuar drejtë kolegëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vetëm muajt e fundit ka pasur më shumë se 10 mijë publikime me gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë, të cilat i vlersojmë si gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë, dhe ato nuk duhet të vazhdojnë. Bullgaria është dhe do të jetë njëri nga shtetet që do ti mbështetë vendet nga Ballkani Perendimorë, por edhe ato duhet të kenë përgjegjësitë e tyre dhe të drejtohen kah reformat”, tha Zakharieva.

Related posts

EUROSTAT: Bullgaria është shteti më i varfër në BE

admin

Lajmi i madh nga Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina jonë 90% efektive, mund të ruhet në një frigorifer normal

admin

Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me COVID-19

admin