27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Zakharieva: Momentalisht Bullgaria nuk i thotë “po” Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva tha se nuk ka mënyrë që t’i themi “po” nisjes së bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ajo po ashtu tha se Bullgaria nuk konteston gjuhën dhe identitetin bashkëkohor të popullatës në RMV.

“Ne e thamë qëndrimin tonë. Tani ai qëndrim është edhe në opinion. Që nga viti i kaluar, Qeveria dërgoi deklaratë në Kuvend e që u mbështet nga të gjitha partitë politike. Kjo do të thotë se qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është i ri, ashtu siç deklarojnë disa. Mendoj se kemi unitet në këtë temë”, tha ministrja Zakharieva për “BTV”.

Ajo theksoi se është në interes të Bullgarisë që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.

“Momentalisht Bullgaria nuk mund ta miratojë kornizën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Ekziston Marrëveshje për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017 e që u ratifikua në vitin 2018 dhe kjo marrëveshje nuk zbatohet”, tha Zakharieva.

Ajo shtoi se Bullgaria nuk ka pretendime për atë se si përcaktohen qytetarët e kësaj republike por edhe maqedonasit nuk duhet të kenë pretendime për historinë bullgare.

“Nuk na shqetëson vetëm historia, por edhe gjuha e urrejtjes. Mospranimi i të vërtetës historike sjell probleme serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Zakharieva.

Related posts

Merr detyrën Qeveria e re e Malit të Zi

admin

Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, nuk sjellë asnjë efekt

admin

Propozohen ndryshime në Ligjin për financimin e partive politike

admin