22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Zaevi shprehu ngushëllime për viktimat në aksidentin, niset për në Bullgari t’i vizitojë të mbijetuarit

Shkup, 23 nëntor – Kryeministri Zoran Zaevi shprehu ngushëllime për viktimat në aksidentin e autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” në Bullgari, ku sipas informacioneve të para jetën e kanë humbur të paktën 45 persona.

Në deklaratën për BNT, Zaevi tha se për aksidentin është informuar nga presidenti bullgar Rumen Radevi dhe nga kryeministri Stefan Janevi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Zaevi tha se menjëherë niset për në Bullgari, ndërsa për atje janë nisur edhe ekipet kompetente nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për një aksident autobusi me targa të Maqedonisë së veriut. Në të ka pasur 53 udhëtarë prej të cilëve 45 e kanë humbur jetën, disa të tjerë kanë mbijetuar dhe janë transferuar në spitalin në Pernik.

“Nuk e dimë nëse janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por supozojmë se janë qytetarë tanë. I njoftova shërbimet e Maqedonisë së Veriut t’i përgatisin ekipet tona dhe të shkojnë në vendin e ngjarjes.  Nisem për në Bullgari t’i vizitoj njerëzit në spital. Tragjike është që mes të  viktimave ka edhe fëmijë. Do t’u jemi shumë falënderues autoriteteve bullgare nëse i zbulojnë arsyet për incidentin dhe i ndajnë me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të duan të dinë çfarë ka ndodhur. E dimë se ky është një zjarr i madh dhe se për shkak të tij humbën jetën njerëz, por a ka shpërthyer në aksidentin rrugor apo ka shpërthyer para apo pas aksidentit, atë do të tregojnë ekspertët. Është një tragjedi e madhe, është e madhe dhimbja jonë dhe ngushëllime për familjet e viktimave.  Zoti i mëshiroftë dhe u prefshin në paqe, të lutemi për shëndetin të mirë të të mbijetuarve. Informacionet e para janë se ktheheshin nga Stambolli”, deklaroi Zaevi. 

Related posts

Schinas: Pasardhësit e Zaevit të mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës europiane

admin

Në cilin vend në Shkup do të jetojë Big Mama ?

admin

Besimi: Pa konsensus politik nuk ka projekte të reja, investime dhe rritje ekonomike

admin