22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Zaevi mblodhi partnerët e koalicionit, Thaçi: Shumica parlamentare ishte në Qeveri, edhe përfaqësuesi i Besës

Shkup, 10 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev pasi dje e prolongoi dorëheqjen, sot ka realizuar koordinim me partnerët e koalicionit.

Në Qeveri, siç ka njoftuar lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ishin të pranishëm të gjithë partnerët e koalicionit, përfshirë edhe përfaqësuesin e Lëvizjes Besa, të cilët ditë më parë njoftuan se do të votojnë “për” rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”.

Thaçi siguroi se shumica parlamentare ishte në Qeveri dhe se Zaevi është zotuar se po punon për sigurim të deputetëve shtesë.

“Të gjithë ishin këtu. Shumica ishte këtu. Por nuk është korrekte të mos themi se kjo shumicë nuk ka probleme.
Edhe Kasami?
Kishte përfaqësues”, tha Thaçi për Klan Maqedoni.

Related posts

Dendias: Shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me cilëndo qeveri në Maqedoninë e Veriut

admin

Dibër/ Dallimi mes Dukës dhe Pocestës ishte vetëm 138 vota

admin

Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

admin