2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Zaevi kërkon që t’u jepet fund kërkesave për zgjedhje të parakohshme

Pasi lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski, kërkoi mbajtjen e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri dhe kryetar i LSDM-së në pushtet Zoran Zaev, reagoi ashpër se përfundimisht duhet të ndërpritet me kërkesat për zgjedhje të parakohshme sepse, siç tha, ata i stopojnë kapacitetet prodhuese dhe ekonominë vendore në përgjithësi.

Zaevi dje, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesave të Mickovskit, porositi se shteti, ka drejtim të qartë nëpër të cilin lëviz, gjegjësisht, siç tha, evropianizimi vazhdon.

“Të gjitha vendimet e rënda që u sollën në të kaluarën ishin për shkak të standardit ekonomik të popullit, për shkak të hapjes së vendeve të reja të punës, t’i motivojmë investitorët e tillë të investojnë në investime të reja, të hapin vende pune, ta rrisin eksportin e tyre, bruto prodhimin vendor të shtetit, ndërsa me atë edhe mirëqenien e gjithë popullit”, tha kryeministri.

Çdo zhvillim i parakohshëm i zgjedhjeve, sipas tij, i ngec proceset e tilla.

“Për atë zgjedhjet e rregullta janë në vitin 2024 dhe duhet të mbijetojmë në atë, ndërsa deri atëherë duhet të gjithë, duke filluar nga unë, presidenti i shtetit, pushteti ekzekutiv, komunat, por edhe të gjithë qytetarët, t’i përvjelim mëngët dhe të punojmë. Vetëm ashtu do të kemi paga më të larta, vetëm ashtu do të ketë investime më të mëdha, vetëm ashtu do të ketë eksport më të madh dhe do të sjellim gëzim më të madh për të gjithë popullin tonë”; përfundoi Zaev.

Mickovski këto ditë përsëri e aktualizoi çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Sa më parë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi kjo shumicë jostabile, e vogël, e hollë qeveritare dëshmoi se Maqedonia është regjim hibrid, se është e ngujuar në korrupsion dhe është në pozitën e 111-të. Sipas të gjitha shkallëve të tjera të matjes, për nga numri i investitorëve të huaj, pas uljes së ekonomisë ne shënuam regres ose e kemi prekur fundin në rajon”, tha Mickoski.

Sipas tij, kjo Qeveri dëshmoi qartë se nuk di se si nuk ka aftësi dhe nuk ka plan për ta udhëhequr shtetin.

“Një orë më parë duhet të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme, shumicë të re, stabile qeveritare e cila do të ketë shumë punë, pasi nuk do të vijnë përfitimet brenda natës. Duhet shumë punë, shumë sakrificë, njerëz të ndershëm dhe politikanë të ndershëm të cilët nuk kanë faje dhe nuk janë të ngujuar në krim që të mundemi Maqedoninë ta nxjerrim në rrugë të drejtë”, tha Mickoski.

Shtoi se po punohet dhe se janë të mundura zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski dje, rreth deklaratave për zgjedhje të parakohshme, theksoi se është shumë që të lihet që Maqedonia edhe katër vjet të “udhëhiqet nga regjimi më i korruptuar nga Zoran Zaevi”.

“Periudha katërvjeçare me regjimin me kriminel, më të korruptuar të Zoran Zaevit është periudhë shumë e gjatë që t’i lihet një katastrofe e tillë Maqedonisë”, potencoi Stoillkovski. (Zhurnal.mk)

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com