20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar

Zaev tregon se si shpëtuan shtatë personat nga autobusi, Filipçe flet për gjendjen e tyre shëndetësore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me kryeministrin bullgar Janev, kanë arritur në vendgjarjen e tragjedisë së autobusit të Besa Transa. I pyetur nga gazetarët, Zaev ka treguar se si ka ndodhur tragjedia, por edhe si kanë shpëtuar shtatë personat e mbijetuar. “Pasi ka shpërthyer zjarri, ata e kanë thyer dritaren e pasme dhe kanë arritur të shpëtojnë”, deklaroi Zaev, ransmeton Zhurnal.

Ministri i shëndetëisë, Venko Filipçe, tha se i kanë viituar shtatë personat e mbijetuar dhe ata anë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas Filipçes vetëm njëri nga udhëtarët e mbjetuar ka fraktura. Edhe zyrtarët bullgrë kanë thënë se udhëtarët e mbijetuar, kanë dal nga dritarja e pasme e djathtë e autobusit. Sipas tyre, zjarri është paraqitur në pjesën e përparme të autobusitdhe është përhapur menjëherë. Autobusi është rrokulisur në anën e dyerve dhe ao janë bllokur, që është shkak shtesë për numrin e madh të viktimave.

Ndryshe, katër autobusë të Besa Trans kanë qenë duke udhëtuar bashkë nga Stambolli për në Shkup. Ata janë ndalur bashkë për pushime gjatë rrugës, raporton Telma.

Related posts

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

admin

Antikorrupsioni përkujton kryetarët e sapozgjedhur për dispozitat e ligjit

admin

Konferencë dhe prezantim të analizës së IPE-së për raportin e KE-së

admin