13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Zaev: Toleranca, së bashku me respektimin e dallimeve dhe njohjen e të drejtave të të tjerëve, janë në themelet e “Një shoqërie për të gjithë”

Shkup, 16 nëntor – Toleranca, së bashku me respektimin e dallimeve dhe njohjen e të drejtave të të tjerëve,  janë në themelet e “Një shoqërie për të gjithë”. Republika e Maqedonisë së Veriut e ndërtoi këtë vlerë  dhe përfitim të madh,  të cilin sot e njeh gjithë bota dhe e rëndësishme është ta ruajmë dhe kujdesemi, shënoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Sot është Dita ndërkombëtare e tolerancës në kalendarin e Kombeve të Bashkuara. Në porosinë për këtë vit, nënvizon ai, KB-ja porosit që kjo ditë është përkujtues se dallimet, dinjiteti i çdo burri dhe grua, dhe lufta kundër racizmit dhe diskriminimi duhet të jetë në përditshmërinë tonë.

“Ju bëj thirrje të vazhdojmë ta përforcojnë dhe mbrojmë një shoqëri qytetarësh të barabartë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, sociale, fetare, seksuale dhe ç’farëdo lloj përcaktimi, që të jetojmë në mirëkuptim dhe paqe, harmoni dhe bashkim, në një shoqëri në të cilën secili do të ndjehet  i barabartë dhe i sigurt”, publikoi Zaev në FB. 

Related posts

Osmani-Stoev: Intensifikimi i dialogut për gjetjen e një zgjidhjeje në interes të të dyja palëve

admin

Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

admin

Filipçe: Vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësorë është i rëndësishëm sepse ata duhet të jenë shembull

admin