14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Sot kujtojmë heroizmin e luftëtarëve dhe popullatën civile të cilët luftuan për Shkupin

Shkup, 13 nëntor – Sot e shënojmë 13 Nëntorin, Ditën e çlirimit të Shkupit. Ditë kur para 77 viteve luftëtarët e Divizionit  çlirimtar popullor të 42-të dhe 50-të dhe Brigada e Maqedonisë, si dhe nga njësitë tjera partizane, u bënë pjesë e  operacioneve përfundimtare për çlirim të okupimit fashist dhe për realizimin e ëndrrës për shtetin e tyre dhe të pavarur, me Shkupin si kryeqytet, shënoi kryeministri Zaev në “Fejsbuk”.

Kjo, siç potencon Zaev, është një ditë kur e kujtojmë heroizmin, kur ne i përulemi viktimave, luftëtarëve dhe popullatës civile të cilët së bashku me partizanët luftuan për çdo rrugë të qytetit tonë, dhe kujtohemi në gëzimin e shkupjanëve dhe të çlirimtarëve për flamurin e zhvilluar të lirisë në ish Shtëpinë e oficerëve. 

Related posts

Pendarovski ua uroi të gjithë qytetarëve që e festojnë, Ujin e Bekuar

admin

Në Ditën ndërkombëtare të gruas UT-ja organizoi tribunën e muzikologjisë

admin

Analizë: A po tenton Mickoski t’i bëjë për vete partitë e vogla përmes “një njësisë zgjedhore”?

admin