22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Zaev – Radev: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria së bashku janë në pikëllim për viktimat nga aksidenti i autobusit

Sofje, 23 nëntor – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria së bashku janë në pikëllim për viktimat nga aksidenti i rëndë në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin jetën e humbën të paktën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, porositën kryeministri Zoran Zaevi dhe presidenti bullgar Rumen Radevi në takimin e tyre të sotëm në Sofje.

Bullgaria ndërmori veprime në kohë për ndriçimin e arsyeve për aksidentin e autobusit, për identifikimin e viktimave, ndihmë dhe trajtim për viktimat, dhe pret mbështetje nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, të cilave është e gatshme t’ua sigurojë të gjitha informacionet për rastin”, theksohet në kumtesën e kabinetit të Radevit pas takimit.

Siç lajmëroi BGNES, në takim Radevi i ka shprehur ngushëllime Zaevit për viktimat në aksidentin e autobusit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut i shprehu ngushëllim shtetit bullgar për nëntë viktimat të zjarrit të mbrëmshëm në një shtëpi të moshuar në fshatin Rojak.

Related posts

Dimitrovi nga Beogradi: Bashkëpunimi rajonal është një histori absolutisht evropiane

admin

Taravari: Edhe dy deputetë do të na bashkangjiten për të votuar mosbesimin e qeverisë

admin

Mot me vranësira dhe me shi deri të martën, do të fryjë erë nga veriu dhe do të ulen temperaturat

admin