20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Zaev pret përfundim të suksesshëm për diskutimin e kornizës negociuese më 10 nëntor

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për magazinën “CorD” thotë se shpreson që diskutimi për kornizën negociuese në Bruksel do të ketë përfundim të suksesshëm në Këshillin për çështje të përgjithshme, gjegjsisht në GAK, më 10 nëntor, pas të cilës do të ishte reale të presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor, transmeton Zhurnal.

Lidhur me gatishmërinë e shtetit për hapjen e negociatave për antarësim në BE, ai thotë se janë të gatshëm të aktivizojnë pistën e shpejtë për përmbushjen e agjendës së BE-së.

“Qëllimi jonë është ta aktivizojmë pistën e shpejtë të negociatave në kapituj me përmbushje të tërësishme dhe pa kushte të agjendës tonë europiane. Sa i përket anës tonë, nuk do të lejojmë arsye për prolongime të reja. Për ne është e pranueshme principi i ri i reverzibilitetit të procesit nëse ndodhë degradim të ambientit demokratik në vendin tonë, por përsërisë, qëllimi jonë është të mos lejojmë këtë në emër të ardhmërisë së shtetit dhe qytetarëve”, tha Zaev për magazinën që shtypet në Beograd në gjuhën angleze.

Related posts

Pensionistët kërkojnë përparësi gjatë vaksinimit kundër Covid-19

admin

Mbi 60 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

admin

Cërvenkovski: Do ta ngrijë antarësinë time në LSDM

admin