29.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Zaev në debatin me Vuçiq dhe Rama: Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtij procesi, na duhet kreativiteti i tyre

Kryeministri Zoran Zaev përmes konferencës online sot mori pjesë në forumin rajonal për liderë të ri, në organizim të Lëvizjes Evropiane në Serbi nga Novi Sad, i cili ishte perkushtuar në bashkëpunimin rajonal ekonomik, në veçanti në zgjidhje për lidhjen e shteteve në kushte të pandemisë, transmeton Zhurnal.

Kryeministri Zaev në debatin të cilën morën pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, potencoi se më shumë se kurdo më parë pandemia me coronavirus tregoi se gjithçka është sistem i lidhur. Infrastruktura, ekonomia, sistemet ekologijke por edhe sistemet politike. Kriza si kjo janë test për situatat në një shoqëri, çfarë është e fortë dhe çfarë është e dobët në të njejtën.

“Në kushte të krizës shtetet tona punojnë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm mes nesh. Përgjigjet koordinative e sfidave më të mëdha që kishim para nesh sollën edhe të mira. E përforcuam bashkëpunimin, treguam solidaritet të madh dhe kapacitet në sjelljen e vendimeve për qytetarët e vendeve tona. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e këtyre proceseve. Është e duhur kreativiteti i tyre, na duhet energjia e tyre. Te ata i kemi gjitha shpresat se do të arrijnë ti përfundojnë gjithë proceset integruese që i kemi filluar para disa dekadave”, tha mes tjerash Zaev.

Related posts

Prokuroria e Speciales kërkon që gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së të nisë në verën e vitit 2021

admin

Bllokohen ndryshimet e rregullores! Opozita parashtroi mbi 3 mijë amendime

admin

“E mira e përgjithshme” humb kuptimin me amendimet e opozitës

admin