13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Mandatar mund të jetë vetëm kryetari i LSDM-së

Shkup, 19 nëntor – Takimi i sotëm me Afrim Gashin është takimi i parë, në të cilën Zoran Zaev nuk pret asnjë ofertë dhe asnjë kërkesë.

Sipas asaj që thotë kryeministri Zoran Zaev për Fokus, në takimin e sotëm me të parin e Alternativës, ai do të paraqitet vet dhe jo me mandatarin e ardhshëm të Qeverisë.

“LSDM duhet të zgjedhë së pari kryetarin. E gjithë anëtarësia voton për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së. Ndërsa mandatari mund të jetë vetëm kryetari i LSDM-së”, thotë Zaev.

Nga ana tjetër Afrim Gashi nuk përgjigjet për atë se çfar epilogu pret nga takimi i sotëm.

Jozyrtarisht, Alternativa pritet të marë dy pozita të ministrave. Njëra prej tyre përmendet të jetë bujqësia e lëshuar nga Arjanit Hoxha e Besës, si dhe njërën prej Arsimin dhe Kulturën.//Zhurnal.mk

Related posts

Janë ndarë çmime në Samitin e grave sipërmarrëse 2021

admin

Dimitar Apasiev me mesazh për partitë shqiptare për ngjarjet e fundit politike

admin

Maqedoni: Nga nesër do të kërkohet certifikata për dy doza vaksine për të hyrë në ambiente hotelerike

admin