22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Zaev – Lavinj: Tërësisht rrumbullakohet procesi i integrimit ushtarak në NATO

Shkup, 16 nëntor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në prani të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe të gjeneralit Simeon Trajkovski, sot e priti komandantin e Komandës supreme të Forcave aleate të NATO-s për transformim, gjeneralin Filip Lavinj, pak para ceremonisë për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët, zyrtarisht rrumbullakohet procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës. Maqedonia e Veriut me përkushtim punoi në proceset që e mundësuan integrimin ushtarak, gjë që e bën vendin të qëndrojë krah për krahu me aleatët tanë në NATO.

Zaev, Shekerinska dhe Lavinj, në takim biseduan edhe për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO si kontribut për stabilitet në rajon që garanton investime në shtet, por edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në takim u theksua se nënshkrimi ceremonial i deklaratës së përbashkët është demonstrim i nderit dhe krenarisë nga përkushtimi i të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces.

Related posts

VMRO-DPMNE për Rexhepin: Sot mund ta shihnit si duket një person i shantazhuar

admin

Zgjedhjet, votohet në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup

admin

Familjarët e viktimave nga zjarri në Covid qendrën në Tetovë morën ndihma finansiare nga Kryqi Kuq

admin