22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

A ka marë ftesë për bisedime Afrim Gashi nga kryeministri Zaev? Ja çka thotë Orhan Murtezani

Shkup, 15 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës ka realizuar komunikim me kryetarin e Alternaivës, Afrim Gashi dhe ka kërkuar prej tij të zgjedhë ditën se kur dëshiron të takohen dhe të bisedojnë rreth mundësisë që Alternativa të bëhet pjesë e ekzekutivit, kanë thnë burime nga Qeveria për PlusInfo.

Mirëpo Orhan Murtezani, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës dhe një nga themeuesit e saj, në një përgjigje dhënë për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, u shpreh se deri në këto momente nuk ka arritur ende një ftesë zyrtare nga LSDM apo direkisht nga kryeministri Zaev për të filluar negociatat për bashkëpunim në Qeveri.

Ai shprehet se nëse një gjë e tillë ndodhë, respektivisht nëse arrinë një ftesë Zaev, e njejta do të shqyrtohet nga organet e partisë dhe do të vendoset çfarë më tej.

“Tash për tash, informacioni zyrtar nga partia është se ende nuk kemi marë ftesë. Nëse vjen do të diskutohet në parti dhe do të kemi qëndrim mirëpo deri tani nuk ka informacion se ka arritur ftesa”, deklaroi për Zhurnal, Orhan Murtezani nga Alternativa.

Javën e kaluar i pyetur nëse Alternativa do të mbetet në opozitë ose do të bëhet pjesë e qeverisë, lideri Afrim Gashi tha se kjo është “pyetje e lehtë, por përgjgja është e vështirë”.

“Të bëjmë analiza. Të konsultohemi me faktorin ndërkombëtar dhe do të sjellim vendim. Nëse kemi paralajmërim të fuqishëm se jemi afër datës për negociata, atëherë nuk kemi dilemë se ku duhet të orientohemi”, tha Gashi.

Related posts

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen makabre në Gllogan

admin

Të hënën merret vendimi përfundimtar për masat e reja kufizuese në RMV

admin

Kornhauzer-Duda: I inkurajoj njerëzit që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen

admin