22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Zaev: Bashkëpunimi i ardhshëm i mundshëm me Alternativën do të jetë mbi parimet programuese, bisedat vazhdojnë javën e ardhshme

Shkup, 19 nëntor – Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev, pas takimit të sotëm me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, tha se është biseduar për disa problematika, për të cilat mbetet gjatë fundjavës të mendojnë në LSDM dhe në Alternativë, por edhe te partnerët e koalicioni qeveritar.

“Ftesa jonë është Alternativa  të bëhet pjesë e Qeverisë. Targeti para nesh janë zgjedhjet e regullta, ndërsa jo të jashtëzakonshme. Bisedat vazhdojnë javën e ardhshme. Siç do të përcaktojmë diçka, ashtu do ta informojmë opinionin”, tha Zaev.

Në takim, Zaev tha se ata u njoftuan për  kushtet në të cilat do të vazhdonin bisedimet.

“Ne do t’i informojnë javën e ardhshme për to. Të gjithë duhet të kujdesemi për të ardhmen evropiane të vendit dhe kjo është e mundur nëse kemi një qeveri stabile dhe shumicë parlamentare stabile. Bashkëpunimi i mundshëm i ardhshëm do të definohet, pikërisht mbi parimet programuese. Siç do të informojmë dhe dakordojmë, ashtu edhe do të informojmë”, deklaroi Zaev.

Biseduam, theksoi Zaev, për shumë çështje të rëndësishme dhe gjithsesi duhet të kthehemi te partitë politike, në LSDM dhe Alternativë, por edhe te partnerët tanë.

“Priten lëshime nga të gjithë jo vetëm nga LSDM-ja, por edhe nga BDI-ja, dhe të gjithë partnerët në qeveri  të bëjnë lëshime. Vendimi në fund të tyre mund të jetë për të hyrë, dhe mund të jetë për të mos hyrë. Kjo më është thënë sot në takim. Por, vendimet merren nga organet e partive politike”, deklaroi Zaev pas takimit disaorësh me Gashin në Klubin e deputetëve. 

Related posts

Gjendja momentale e rrugëve dhe njoftim ku duhet të keni kujdes për ngasje të veturës

admin

Analizë/ Kriza politike godet politikanët, kriza ekonomike godet qytetarët, kush e pëson më keq?

admin

Mediumet greke për mbledhjen e djeshme të Kuvendit: Zaevi shpëtoi në minutën e fundit

admin