29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Zaev arrinë në Sofje: Po hapim kapituj të ri për zhvillimin e rajonit

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka arritur në Sofje ku është takuar menjëherë me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, me të cilin së bashku do të kryesojnë me Samitin e sivjetëm të Ballkanit perëndimor në suaza të Procesit të Berlinit, informon Zhurnal.

Zaev thotë se me këto iniciativa hapen kapituj të ri në zhvillimin e rajonit.

“Arritëm në Sofje në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në suaza të procesit të Berlinit, ku sivjet nikoqir janë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa samitin do ta udhëheqim së bashku me kryeministrin Borisov”, ka shkruar Zaev në FB.

Me realizimin e standardeve sipas tij, vendet nga Ballkani perëndimor afrohen më tepër drejt anëtarësimit në BE.

“Sot do të kemi mundësi për të disutuar për orientimet strategjike për rajonin, për vizionin për treg të përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbërt për Ballkanin perëndimor”, shkroi kryeministri Zaev.

Ai dërgoi faleminderim deri tek inicuesi i procesit të Berlinit, kancelaren Angela Merkel dhe për Gjermaninë, prej të cilëve siç shkroi Zaev, vazhdimisht marim mbështetje për perspektivë evropiane të Ballkanit perëndimor dhe për bashkëpunim rajonal.//Zhurnal.mk

Related posts

Vendimet që pritet të merr Biden, në ditën e parë të tij në Shtëpinë e Bardhë

admin

Merr detyrën Qeveria e re e Malit të Zi

admin

Editorial: Opozita me të drejtë kërkon të profesionalizohet Komisioni për mbrojtje nga pandemia!

admin