Ylli i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka konfirmuar ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes, për sfidat e nëntorit.
Kosova do zhvillojë tri ndeshje tejet interesante në nëntor, dy prej tyre në Ligën e Kombeve dhe një miqësore.
Hadërgjonaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që është ftuar nga tekniku zviceran.


Ndërkohë, kujtojmë se Kosova me 11 nëntor është mysafirë i Shqipërisë, pastaj zhvillon ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Maldovisë.