19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Teknologji

“Xiaomi”, shitësi numër dy në botë i smartphone-ve

Kompania kineze e telefonave inteligjentë “Xiaomi” është bërë shitësi numër dy në botë i smartphone-ve, për herë të parë në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas kompanisë së kërkimit të tregut “Canalys”, shkruan “China Daily”.

Pas “Samsung”, me 19 për qind të të gjitha shitjeve të telefonave inteligjentë, “Xiaomi” zuri vendin e dytë me 17 për qind.

“Xiaomi” po rrit me shpejtësi biznesin e tij jashtë shtetit me dërgesat që rriten më shumë se 300 për qind në Amerikën Latine, 150 për qind në Afrikë dhe 50 për qind në Evropën Perëndimore”, -tha menaxheri i kërkimeve të “Canalys” Ben Stanton.

Dërgesat globale të telefonave inteligjentë u rritën me 12 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi COVID-19 u përhap në të gjithë botën dhe ndërsa Kina pa një rimëkëmbje të shpejtë në ekonominë e saj.

Related posts

Modeli i ri i robotit që bartë gjësendet e juaja dhe ju ndjek nga pas si kafshë shtëpiake

Admin

Google feston ditëlindjen e 23-të

Admin

Magneti gjigant që do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së pastër

Admin

Facebook thotë se Instagram nuk është ‘toksik për adoleshentët’, pavarësisht raportit të WSJ

Admin

Microsoft prodhoi një mouse wireless nga plastika e ricikluar

Admin

Kur do të lansohen syzet Apple AR dhe sa do të kushtojnë?

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com