22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Bota

Xi Jinping-u: Marrëdhëniet Kinë-ShBA ndodhen në një “pikë kyçe historike”

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se marrëdhëniet kino-amerikane ndodhen në një pikë kyçe historike dhe u bëri thirrje të dy palëve që t’i kthejnë këto marrëdhënie në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë organizoi të martën Darkën Gala për vitin 2021. Presidenti Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Joe Biden dërguan letra urimi për këtë ngjarje. Ambasadori kinez në ShBA Qin Gang dhe kryetari i Komitetit Kombëtar Jacob Lew lexuan letrat përkatëse.

Në letrën e tij, Xi shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për Komitetin Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe anëtarët e tij, për përkushtimin e tyre të gjatë për forcimin e marrëdhënieve kino-amerikane dhe të shkëmbimeve e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Ai vuri në dukje se marrëdhënia kino-amerikane është ndër marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë sot.

“Nëse dy vendet tona – vendi më i madh në zhvillim e vendi më i zhvilluar në botë dhe vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – mund t’i trajtojnë mirë marrëdhëniet mes tyre, kjo ndikon mbi interesat themelore të dy vendeve e popujve tanë dhe ka rëndësi për të ardhmen e botës”, tha presidenti Xi.

Duke vënë në dukje se të dyja vendet do të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe do të humbasin nga konfrontimi, kreu i shtetit kinez u shpreh se bashkëpunimi është zgjidhja e vetme e duhur.

Presidenti Xi theksoi gjithashtu se, duke ndjekur parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë, Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të rritur shkëmbimet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, për trajimin e përbashkët të çështjeve rajonale e ndërkombëtare, si edhe të sfidave globale, duke menaxhuar ndërkohë siç duhet dallimet.

Duke theksuar se bota është në një pikë kthese në histori, presidenti amerikan Joe Biden, në letrën e tij drejtuar Galasë, tha se, që nga përballimi i pandemisë së COVID-19 e deri te trajtimi i kërcënimit ekzistencial të krizës klimatike, marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka rëndësi globale

Related posts

OKB: Do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19

admin

Krimi tronditës në Greqi: Pamje që tregojnë burrin që ndjek ish-gruan, e godet 16 herë me thikë dhe ‘largohet i qetë’

admin

Ky është shteti më i suksesshëm në luftimin e koronavirusit

admin