28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Xhaferi takon ambasadorin turk, Hasan Mehmet Sekizkök

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka pritur në takim në ndërtesën e Shtëpisë ligjvënëse ambasadorin turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton sektori i informimit publik dhe marrëdhënieve me publikun në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në takim është shprehur kënaqësia e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional.

“Kryeparlamentari Xhaferi iu referua bashkëpunimit të frytshëm midis Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel multilateral”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se Xhaferi theksoi rëndësinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili aktualisht kryesohet nga Turqia si dhe rolin e asamblesë parlamentare të SEECP-së në të cilin parlamentet e të dy vendeve marrin pjesë në mënyrë aktive.

“Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e përgjithshme të Turqisë për Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për solidaritetin në luftën kundër pandemisë COVID-19, respektivisht donacionet e pajisjeve dhe mjeteve mjekësore për të përmirësuar kushtet higjienike dhe të sigurisë në shkolla”, njoftoi sektori publik i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Sekizkök, nga ana e tij, tha se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta për të rritur bashkëpunimin ekonomik do të kontribuojnë në intensifikimin dhe thellimin e tregtisë dhe investimeve.

Ai theksoi se Turqia e konsideron Maqedoninë e Veriut një partner të rëndësishëm dhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetjen e saj për vendin në të gjitha fushat me interes për qytetarët.

“Në takim po ashtu u diskutua për bashkëpunimin afatgjatë në fushën e mbrojtjes, duke theksuar se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO hapet hapësirë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit dhe mbështetjen brenda Aleancës. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u pajtuan që çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë”, theksohet në njoftim.

Në takim po ashtu u shpreh gatishmëri për të vazhduar “bashkëpunimin aktiv dhe të hapur, në mënyrë që të përforcohen më tej marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe miqësia midis dy vendeve”.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com