9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Xhaferi – Kop: Çështja për anëtarësim në BE nuk është nëse, por kur

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop në të cilën shprehu mirënjohje për mbështetjen holandeze të politikës së zgjerimit të BE-së, si edhe mbështetjen e fuqishme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e zbatimit të reformave.

Xhaferi, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, shprehu keqardhje që gjatë kryesimit gjerman me Bashkimin Evropian nuk u tejkaluan dallimet me Bullgarinë dhe me këtë nuk u hap rruga drejt konferencës së parë ndërqeveritare.

“Duke theksuar se kanalet e komunikimit mbesin të hapur dhe dialogu mes dy shteteve vazhdon, Xhaferi shfaqi shpresë se në periudhën në vijim dallimet do të tejkalohen. Ai theksoi se shumica qeveritare e formuar pas zgjedhjeve në korrik, mbetet tërësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane dhe vazhdon të punojë në mënyrë intensive në realizimin e të gjitha aktiviteteve për evropianizimin e vendit dhe afrimin e tij në strukturat euroatlantike”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Jan Kop e përuroi shtetin që në kushte të qeverisë teknike, gjendjes së jashtëzakonshme dhe pandemisë, arriti të mbajë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të formojë Qeveri për një kohë të shkurtër. Fakti që Republika e Maqedonisë së Veriut mori dritë të gjelbër për fillimin e negociatave në mars të vitit 2020, sipas Jan Kop do të thotë se çështja e anëtarësimit të shtetit në BE nuk është nëse, por kur.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për zhvillimin e procesit ligjvënës në kushte të pandemisë, a e lavdëruan edhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy shteteve në kuadër të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare parlamentare si Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Unionit Inter-Parlamentar. (Zhurnal.mk)

Related posts

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

Mickoski nuk beson se Zaev do të heq dorë nga pozita e kryeministrit

Admin

Shilegov: QKM me planetarium të ri për vizitorët më të rinj

Admin

Shuhet zjarri në Parkun e Qytetit

Admin

Nxënësit përleshen në një shkollë të mesme në Veles

Admin

MPJ e Maqedonisë: Protokolli i ri me BE-në me përfitime të reja për bizneset për qasje në tregjet evropiane

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com