22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Xhaferi dhe Zaev urojnë ditën e alfabetit shqip

Shkup, 22 nëntor – Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, përmes një komunikate me shkrim ka uruar ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, 22 nëntorin.

Siç shkruan Xhaferi, me kultivimin e dallimeve gjuhësore dhe kulturore, kontribojmë në ruajtjen e vlerave të përbashkëta.

“Me kultivimin e dallimeve gjuhësore dhe kulturore, bashkë kontribuojmë në ruajtjen e vlerave të përhershme të përbashkëta dhe njëherazi investojmë në ardhmërinë më të mirë të gjeneratave tona të reja – Urime 22 Nëntori, Dita e alfabetit të gjuhës shqipe”, ka uruar Xhaferi, informon Zhurnal.

Ditën e alfabetit shqip gjithashtu e ka uruar edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Ai përmes një statusi në FB, pak më gjerësisht e përshkruan historinë e alfabetit shqip dhe kongresit të Manastirit.

Zaev edhe më tej është decid se përcaktimi i tyre është të krijojnë një shoqëri për të gjithë duke respektuar dallimet etnike, kombëtare, fetare e kulturore.

“Urime festa – dita e alfabetit shqip për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Të festojmë së bashku dhe të festojmë për përafrimin dhe ekzistimin e traditave kulturore, të cilat në këto hapësira kanë mbijetuar me dekada. E përbashkëta që kujdesemi për njëri tjetrin janë garanca për të ardhmen tonë të sigurtë, me prosperitet dhe evropiane.

Të festojmë dhe urojmë dallimet etnike dhe gjuhësore të shoqërisë sonë si përparësi e jona, si pasuri e jona”, ka uruar kështu Zaev në FB, shkruan Zhurnal.

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10160098882222932

Related posts

Klinika Infektive në gjendje kritike, nuk ka pothuajse asnjë vend të lirë për pacientë

admin

Autoritetet nuk duhej të lejonin që shteti të mbetet pa qymyr

admin

Qeveria amerikane ka siguruar 3,1 milionë dollarë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për luftën kundër Kovid-19

admin