24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Sport

Xavi dëshiron transferimin e dyshes Ziyech dhe Coman

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi, është i zënë me hartimin e listës së lojtarëve që ai shpreson të nënshkruajë në muajt e ardhshëm.

Legjenda e klubit ka marrë përsipër detyrën e trajnerit disa ditë më parë pas shkarkimit të holandezit Ronald Koeman.

Spanjolli tani ka detyrën të udhëheqë epokën pas Lionel Messit te gjigantët katalanas dhe nuk do të jetë aspak e lehtë pas një nisje jo të mirë të sezonit.

Xavi tashmë ka filluar të mendoj për ndryshime dhe afati kalimtar i janarit mund të sjell transferimet e para të trajnerit spanjoll.

Sipas mediumit Diario Sport, Xavi synon transferimin e yllit të Chelseat, Hakimi Ziyech dhe atij të Bayern Munich, Kingsley Coman në dimër ose verën e ardhshme.

Barcelona gjithashtu ka qenë e lidhur me Raheem Sterling të Manchester Cityt dhe të riun e RB Leipzig, Dani Olmo.

Ziyech është lojtari më i arritshëm nga këta lojtarë, pasi ai ka luftuar për kohën e lojës te Chelsea këtë sezon. 

Related posts

Formacionet e mundshme: Chelsea me disa mungesa ndaj Malmos

admin

Profesori i matematikës në Oxford e vendos Ronaldon si më të mirin e të gjitha kohërave

admin

Marcus Rashford to join up with England squad before Manchester United striker undergoes injury assessment

Lea Musliju