22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se më 29 qershor do të mbajë një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për, siç tha, përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit.

Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e Vuçiqit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë.

Megjithatë, në marrëveshjen për normalizimin ekonomik me Serbinë, të nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator, 2020, në Uashington, njëra nga pikat parasheh edhe bashkëpunimin e Kosovës në kuadër të mini-Shengenit.Vuçiq tha të enjten se pret që nga takimi të dalin vendime për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.

“Ajo që ka një rëndësi të madhe për ne, është sistemi i lejeve të punës: ai që merr lejen e punës në territorin e njërit prej tre vendeve, të ketë leje pune në të tre vendet. Me këtë do të sigurojmë më shumë fuqi punëtore, që mungon në Serbi”, tha Vuçiq.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, Vuçiq tha se bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të rritet vazhdimisht.

“Më vjen keq që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u është dhënë datë për të filluar negociatat [për anëtarësim në Bashkimin Evropian]. Mendoj se është e padrejtë”, tha Vuçiq.Ai po ashtu njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se vendi i tij do të vendosë linja direkte udhëtimi me Kinën./rel

Related posts

Temperatura deri në 43 gradë; Ja kur pritet të largohet i nxehti Afrikan

Admin

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë

Admin

Kurti kundër ‘Minishengenit’, Rama: S’mund të presim konsensusin e të gjithëve për t’u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Admin

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Admin

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

Admin

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More