19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Vuçiç për mediat austriake: Nuk mund ta njohim Kosovën, pa marrë diçka në këmbim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka kritikuar pozicionin e Bashkimin Evropian në çështjen me Kosovën. Thotë se në këmbim të njohjes së Kosovës, BE-ja vetëm i ofron asaj një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së dhe se nuk po i ofron Serbisë asgjë.

Presidenti serb ka folur për një medium austriak rreth dialogut me Kosovë.

Kur u pyet pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, ka kritikuar kreu i shtetit serb.

“Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha ai në një intervistë në dielën në “Kleine Zeitung”.

Vuçiq thotë se Serbia nuk mund të detyrohet ta njohë Kosovën pa marrë diçka në këmbim.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com