34.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vuçiç paralajmëron projekte të reja mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë në forumin në Shkup

Shkup, 22 korrik – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas bisedës të sotme onlajn me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, gazetarëve në Kragujevc u paralajmëroi se në Forumin e ardhshëm ekonomik rajonal në Shkup më 28 dhe 29 korrik, do të nënshkruhen tre marrëveshje, se do të ndërrohet emri i iniciativës “mini Shengen” dhe se do të bëjnë “korsi të posaçme të shpejta” në vendalimet kufitare për kalim më të shpejtë të qytetarëve nga rajoni, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Unë shumë besoj në përparimin ekonomik të rajonit, të vendeve të tyre. Ne punuam në tre dokumente dhe besoj se në Shkup do t’i nënshkruajmë, ato janë dokumente të rëndësishme për tregtinë, leje punuese dhe përkrahjen e ndërsjellë në rast të zjarreve, përmbysjeve dhe katastrofave tjera, gjë që është në interes të popujve tanë”, tha Vuçiq.

Ai tha se në Forumin ekonomik do të takohet me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërsië dhe ka shprehur bindje se “shumë do të bëhet për përparimin ekonomik të tërë rajonit dhe Serbisë”.
Presidenti serb shtoi se “aty ku do të arrijmë marrëveshje, do të bëjmë fast track (rrugë e shpejtë), do të bëjmë inspeksion fitosanitar 24/7 që të mund biznesmenët tanë të punojnë me shpejtë dhe të mund të realizojnë përfitim më të madh”.

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More