22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Vuçiç dërgon telegram ngushëllimi për aksidentin me autobus

Shkup, 23 nëntor – Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dërguar telegram ngushëllimi deri te presidenti i vendit tonë, Stevo Pendarovski dhe te kryeministri Zoran Zaev për humbjen e jetëve të 46 udhëtarëve të cilët ktheheshin nga Turqia, informon Zhurnal.

Presidenti serb Vuçiç, në emër të tij dhe të qytetarëve të Serbisë, ka dërguar ngushëllime të thella për familjarët e viktimave dhe popullin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë.

“Me shumë pikëllim mora lajmin e trishtë për vdekjen tragjike të udhëtarëve me autobus në Bullgari. Nuk ekzistojnë fjalë me të cilët mund të përshkruhet dhimbja që e ndajmë me qytetarët e vendit tonë. Duke heshtur para kësaj tragjedie, dërgojmë lutje për ngushëllim deri te të gjithë familjarët e viktimave dhe gjithë populli ynë vëllazëror. Serbia tani është em ju, të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje, sepse nuk jeni vetëm në këtë tragjedi”, thuhet në telegramin e tij.//Zhurnal.mk

Related posts

Komuna e Tetovës pezullon të gjitha aktivitetet deri më 28 nëntor

admin

Zaev tregon se si shpëtuan shtatë personat nga autobusi, Filipçe flet për gjendjen e tyre shëndetësore

admin

Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit

admin