14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Vranë me sende të forta dhe hodhën në rezervuar trupin e 25-vjeçarit në Korçë, arrestohet një prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (EMRI)

Është vendosur në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit, F. Xh., ngjarje e cila ka ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Policia për këtë vrasje ka vendosur në pranga 26-vjeçarin, Kristi Bixheku, banues në Lushnjë. Ai ishte shpallur nga Gjykata e Korçës me masën arrest me burg, për veprën penale vrasje me paramendim.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Korçë

Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit F. Xh., ngjarje e ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Operacioni i finalizuar nga DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.06.2021, ku në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, u gjet i pajetë shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe koordinimit të veprimeve nga ana e Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 18.06.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër L. S., (i shpallur në kërkim) kanë goditur me sende të forta në kokë 25-vjeçarin F. Xh., duke i shkaktuar vdekjen.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Related posts

Arrestohen 3 persona pasi bënë shaka kinse ka sulm terrorist në East Gate Mall

admin

Policia e Tetovës ndalon tre të rinjtë nga Gërçeci i Shkupit, konfiskohen thika

admin

Arrestohet një plaçkitës nga Shkupi, zbardhen tri vepra penale

admin