12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Von Cramon për “non-paper’in” e fundit: Propozimi si Tiroli Jugor, mund të jetë model i suksesshëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për “non paper” e fundit, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.

Viola Von Cramon për RTV Dukagjinin ka thënë se nuk e di nëse ky dokument që pretendohet se është franko-gjerman ka mbështetje jo-zyrtare.

“Ajo që propozohet në atë dokument [non-paper] duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë. Mund të jetë një model i suksesshëm, por duhet të jetë i personalizuar duke marrë specifikat e situatës në Kosovë. Të presim e të shohim, por unë i ftoj diplomacitë evropiane të rrisin shkallën e koordinimit për të evituar çdo keqkuptim”, deklaroi eurodeputetja gjermane, përcjell Telegrafi.Von Cramon shpreson në zhbllokim të dialogut me rastin e vizitave të Kurtit e Vuçiqit në Bruksel.

Ajo thotë se është e lumtur që tashmë shkëmbimi i territoreve është hedhur poshtë nga SHBA dhe BE.

“Jam e lumtur që tashmë çfarëdo shkëmbimi i territoreve është jashtë tryezës”, deklaroi më tej Von Cramon.

Në pak javë janë paraqitur dy dokumente fantazmë [non-paper], derisa analistët vlerësojnë se ato dëshirojnë ta matin pulsin e opinionit publik.Edhe në të kaluarën, Tiroli jugor është përmendur në qarqe diplomatike si një model i mundshëm për veriun e Kosovës, por që nga Kosova është refuzuar kategorikisht.

Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.

Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.

Në Tirolin jugor italianët dhe gjermanët kanë shkollat e tyre respektive dhe përgjithësisht frekuentojnë lokale e restorante të ndryshme nga njëri-tjetri.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com