15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

VMRO nuk e ka ndërmend t’i tërheqë 500 amandamentet për ligjin për shtetësi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut po bllokohet çdo ditë e më tepër dhe assesi të funksionojë. E gjithë kjo për shkaqe të ndryshme. Nga njëra anë kemi pamundësinë e shumicës parlamentare të sigurojë kuorum në seanca, dhe nga ana tjetër dorëzimi i amandamenteve “të qëllimshme” nga partitë opozitare, shkruan Zhurnal.

E gjithë çështja e amandamenteve filloi kur VMRO-DPMNE dorëzoi në Kuvend mbi 500 amandamente lidhur me propozim ligjin për nënshtetësi, të propozuar nga partitë shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Nga VMRO u shprehën se ky ligj ka shumë vërejtje dhe kështu siç është nuk mund ta pranojnë.

Nga ana tjetër menjëherë erdhi reagimi i partive opozitare shqiptare, të cilat përmes një konference të jashtëzakonshme për media, dy liderët e partive Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, paralajmëruan se përshkak mos pranimit të ligjit për nënshtetësi, ata do të bllokojnë çdo propozim ligj të ardhshëm në Kuvend.

““Nga ky moment edhe ne paralajmërojmë se do të bllokojmë çdo propozim ligj që do të hyjë në Kuvend. Ka një qasje antishqiptare dhe tendencioze duke e avancuar këtë ligj sikurse i ngritë të drejtat e shqiptarëve. Edhe një herë ju them, se ky ligj nuk ka prapavijë të tillë. Ne ende nuk e dimë sa shqiptarë nuk kanë nënshtetësi që të themi se ky ligj i avanson shqiptarët.

Nga njëra anë LSDM-ja nuk e pranon të tërë ligjin, e refuzon, ndërsa VMRO me amandamente e bllokon të njëjtin ligj. Kjo neve na tregon se ka një qasje antishqiptare dhe tendencioze duke e trajtuar këtë ligj i cili po i avancon të drejtat e shqiptarëve. Edhe njëherë ju them, se ky ligj ka për bazë të drejtat elementare njerëzore.”, tha Afrim Gashi.

Agjencia e lajmeve Zhurnal kontaktoi përgjegjësin për punët e Kuvendit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevskin, për ta pyetur se si do të veprojë VMRO-DPMNE me qëllim që Kuvendi të vazhdojë me punë si më parë.

I pyetur nëse ata do të tërheqin mbrapa 500 amandamentet e dorëzuara për ligjin për nënshtetësi, ai u shpreh se nuk e kanë ndërmend t’i tërheqin sepse propozim ligji i dorëzuar nga partitë shqiptare, nuk është në rregull dhe bie ndesh me Konventën Evropiane për nënshtetësi.

“Po pse t’i tërheqim? Ne nuk i dorëzuam që t’i tërheqim. Çështja është të përmirësohet ligji sepse kështu siç është nuk është assesi. Ka shumë elemente që nuk bëjnë në të. Duke filluar nga mënyra e fitimit të nënshtetësisë me tre dëshmitarë, uljen e afatit nga tetë në katër vite kjo bie ndesh me Konventën Evropiane për nënshtetësi, me njohjen e gjuhës të cilin duhet ta flasin në Republikën e Maqedonisë, këto janë vërejtjet tona”, thotë Micevski për Zhurnal.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja e gjithë kësaj tollovie dhe pse ata nuk dorëzuan vetëm 10-20 amandamente vetëm për vërejtjet që kanë, ai u shpreh se i gjithë ligji nuk është në rregull dhe duhet ulur bashkarisht të hartojnë një ligj të ri.

“Ne dorëzuam amandamentet sepse ky ligj nuk mund të përmirësohet vetëm me disa vërejtje. Duhet një ligj krejtësisht i ri për të cilin duhet të ulemi të japim të gjithë propozimet tona dhe të kalojë një propozim ligj për shtetësi”, deklaroi për Zhurnal Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe edhe LSDM nuk e mbështetë këtë propozim ligj për nënshtetësinë. Ata nuk kanë dorëzuar amandamente por thjeshtë nuk e pranojnë. Kryetari i kësaj partie Zoran Zaev tha se është absurde të meret nënshtetësi vetëm me tre dëshmitarë.

Nga ana tjetër BDI shprehet se do ta mbështesin këtë propozim ligj edhe pse ka shumë lëshime teknike profesionale.

Nga Lëvizja Besa gjithashtu e mbështesin ligjin për nënshtetësi, por theksojnë se personat që kanë probleme me ligjin, me krimin dhe korrupsionin, nuk është në rregull të marin shtetësi të Maqedonisë.//Zhurnal.mk

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com