22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Vërtetë na vjen keq nëse Alternativa bëhet pjesë e qeverisë LSDM-BDI

Shkup, 20 nëntor – VMRO-DPMNE-ja ndjen keqardhje për Alternativën nëse ajo vendos ta lëshojë opozitën dhe të bëhet pjesë e pushtetit.

“Nëse Alternativa mendon se duhet të jetë pjesë e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe gjithë asaj që ata mbajnë si bagazh pas vetes, krim, korrupsion dhe varfëri atëherë vërtetë na vjen keq.

Alternativa ka dy opsione, njëri është ta dëgjojnë zërin e qytetarëve të cilët në këto zgjedhje lokale zëshëm ju kundërvunë politikave të LSDM-së dhe BDI-së ose të shkojë pas garës për pozita dhe të ngrohet në ledhatimin kriminel të Zaevit”, tha Marija Mitev nga VMRO-DPMNE.

Për këtë u pyet edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski një ditë më parë.

Ai tha se është në komunikim të përditshëm më Gashin dhe se vendimin e marrin organet e partisë.

Related posts

Agjenti i ASK-së dhe i amnistuari për “27 Prillin” kanë shantazhuar një biznesmen

admin

Maqedoni: Qeveria pritet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik

admin

Lajçak: Të fillojnë, pa vonesë negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

admin