18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga Spasovski dhe Boçvarski për aksidentin e autobusit

Shkup, 26 nëntor – VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një komunikate për media, kanë kërkuar dorëheqjen e Boçvarskit dhe Spasovskit përshkak tragjedisë që ndodhi së fundmi në Bullgari, informon Zhurnal.

Sipas tyre, korrupsioni sistemik ka qenë shkaktar që të shënohen 44 viktima ndërsa për këtë menjëherë duhet të japin dorëheqje Boçvarski dhe Spasovski.

Ata akuzojnë se autobusët e Besa Trans edhe pse pa licencë, kanë kaluar disa pika duke mos u kontrolluar fare nga nëpunësit e doganës dhe policia dhe kjo ka ndodhur disa herë

“Korrupsioni sistemik çoi në një aksident me 44 viktima, përgjegjësi dhe dorëheqje të Spasovskit dhe Boçvarskit.

Spasovski dhe Boçvarski të japin menjëherë dorëheqje, 3 ditë pas aksidentit nuk dihet se kush ka vdekur, ndërsa kush ka shpëtuar.

Autobusi i Besa Transit nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm, ka kaluar në doganë, ka kaluar kontrolle policore, inspektorate dhe është lëshuar në komunikacionin ndërkombëtar, jo një herë disa herë, dhe as Oliver Spasovski, as Boçvarski nuk e gjejnë fajin te vetja.

Në autobus padyshim nuk kishte pajisjet e nevojshme për shpëtim në rast aksidenti, ku përfshihen çekiçët e zakonshëm për thyerjen e xhamave, apo aparatet kundër zjarrit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata gjithashtu akuzojnë se shteti ende nuk ka informata të sakta se sa persona kanë humbur jetën e sa kanë shpëtuar ndërsa familjarët e viktimave, informatat duhet t’i marin nga mediat, njofton Zhurnal.

“Tre ditë pas aksidentit, shteti nuk ka të dhëna se kush ka humbur jetën, sa persona kanë qenë në autobus, sa janë shpëtuar. Familjet e të vdekurve dhe opinioni kanë mbetur të supozojnë në media.

Gjithçka që duhej bërë ishte të kërkohej nga kompania një listë e personave që hipën në Maqedoni, sa prej tyre u kthyen dhe cilët ishin në cilin autobus. Për këtë operacion tl thjeshtë qeverisë i duhen tre ditë.

Rasti nxori në sipërfaqe se në të kaluarën janë vënë në qarkullim çfarë do lloj automjetesh dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk

Related posts

KSHZ, pranohet kundërshtimi i BDI-së për Studeniçan

admin

Shekerinska-Tonin: “Fillon programi “Berova” për trajnim të 40 zjarrfikësve në Slloveni

admin

Regjistrohen 436 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

admin