18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

VMRO-DPMNE ka krijuar bllokun më të madh opozitar që do t’i shkaktojë humbje serioze koalicionit qeveritar, konsideron Mickoski

Shkup, 12 shtator – Bashkë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën kemi krijuar bllok më të madh opozitar që është më i madh nga ai qeveritar dhe që do t’i shkaktojë koalicionit qeveritar humbje në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë shtypi.

“Më shumë se 20 parti politike, grup zgjedhësish kanë hyrë në bllokun e bashkuar opozitar dhe bashkë me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kemi krijuar me të vërtetë bllok më të madh opozitar që është më i madhi nga ai qeveritar dhe kjo është ajo që e dëshiruam dhe atë që qytetarët e kërkuan nga opozita. Për fat të keq ka edhe të tillë që kanë vendosur këtë herë të bashkohen përsëri të bëjnë përçarje në opozitë, por mendoj se qytetarët janë të mençur, do ta njohin qëllimin e tyre. Jam i kënaqur që për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur kemi bllok të këtillë opozitar që do t’i shkaktojë humbje serioze koalicionit qeveritar në këto zgjedhje”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ka shtuar se partia e tij në fushatën parazgjedhore qytetarëve do t’u ofrojë shpresë, vizion dhe të ardhme.

“Atë që mendoj se duhet ta dëgjojnë dhe ta shohin nga ne qytetarët është një luftë e dinjitetshme, një fushatë politike ku duhet të ofrojmë parashikimin tonë ndaj të ardhmes, projektet që ua ofrojmë qytetarëve në komuna ku i votojnë këshilltarët dhe kryetarët e komunave”, ka thënë Mickoski. 

Related posts

Denoncim i rremë për bombë para Qeverisë, personi është zbuluar dhe arrestuar

Admin

Në UT u mbyll afati i tretë i regjistrimit për vitin akademik 2021/22

Admin

Fon der Lajen: Keni arritur avancim të jashtëzakonshëm, tani BE-ja e ka radhën

Admin

Konferencë shtypi e kryeministrit Zaev dhe kryetares së KE-së, fon der Lajen (drejtpërdrejtë)

Admin

Deponia e shetitorja në Dibër ngelën vetëm fjalë në letër, premtimet nuk u realizuan

Admin

ASHMMA: Vitin e kaluar ka rënë në minimum profiti i televizioneve në Maqedoni

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com