8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

VMRO-DPMNE e dorëzoi në Kuvend iniciativën për anulim të ligjit për regjistrim

Grupa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, sot në Kuvend ka dorëzuar nënshkrimet nga iniciativa për sjelljen e ligjit për anulimin e ligjit për regjistrim, informon Zhurnal.

Ata kërkojnë që Qeveria të ndalojë procedurën për regjistrim sepse sipas tyre, gjithkund në botë regjistrimet janë shtyrë për në vitin 2022.

“Apelojmë deri tek qeveria të ndalojë me procedurën për regjistrim sepse gjithkund në Europë dhe botë, regjistrimet janë shtyrë për në vitin 2022. Thërrasim Qeverinë të heqë dorë dhe të shtyjë regjistrimin për vitin 2022, të shkruajnë vërejtje në tekst të ligjit dhe të përmirësojnë që të mund të kemi regjistrim siç i duhet shtetit tonë për zhvillim, sepse teksti aktual i ligjit për regjistrim nuk do të sjellë asgjë më ndryshe nga ajo që e kemi ne si shtetas në Republikën e Maqedonisë”, theksoi deputeti Gjorgjija Sajkoski nga radhët e VMRO-dPMNE-së.

VMRO-DPMNE siç tha Sajkoski, disa herë ka bërë me dije se ligji është i dëmshëm dhe nuk do të paraqesë gjendjen reale të banorëve në Maqedoni të Veriut.

“Për këtë shkak, përmes Kuvendit kemi dorëzuar mbi katërdhjetë amandamente thelbësore me të cilat duhet të përmirësohet teksti i ligjit. Për fat të keq, të gjitha amandamentet u refuzuan”, tha Sajkoski.

Ai bënë me dije se askund në botë nuk ka regjistrim të banorëve rezident.//Zhurnal.mk

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com