15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Vjosa Osmani prijëse e listës zgjedhore të VV-së, vota për Kurtin nuk llogaritet

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bërë rirenditjen e kandidatëve në listat zgjedhore, pas vendimit 29 janarit të Gjykatës Supreme.

Por mos dërgimi i një renditje të re brenda listës zgjedhore të Vetëvendosjes po bënë që pirëse e listës të jetë Vjosa Osmani që sipas marrëveshjes mes saj e Kurtit, u la numri 2 në listë.

Kjo renditje e re me Osmanin në krye, nuk pritet ta dëmtojë në vota subjektin e Kurtit.

Sipas profesorit universitar, Behlul Beqaj nuk ka rëndësi renditja, por mbështjeta e duhmës për ndryshim.

“Mendoj se ne pyetje është një kthese e vullnetit politik te shume pritur. Prandaj e rëndësishme se pozita e renditjes se liderit është mbështetja e duhmës, frymës , se ndryshimit ,prandaj simbolikat duhet te jene sekondare karshi mundësisë për ndryshime” – u shpreh Beqaj.

I pyetur nëse qytetarët do ta votojnë numrin 1 të listës së VV, a do të llogaritë si votë për Albin Kurtin? – Profesori Beqaj tha se kjo mund të jetë vetëm votë morale, por jo dhe legale.

“Ajo votë mund të ketë vlerë morale dhe simbolike, por jo legale!”

Ndër të tjera, Beqaj tha se Kurti është dashur t’i respektoj rregullat e që mund t’i ndryshojë pasi të merret pushteti, për me tepër nuk e sheh që VV-ja ka nxjerrë mësim nga gabimet.

“Personalisht mendoj se është dashur te respektohen rregullat te cilat duhet ndryshuar pasi te merret pushteti. Mendoj se VV nuk ka nxjerr mësim nga gabimet e mëhershme kur dëshironin te ndryshojnë pushtetin dhe shtetin pa qen brenda. Por meqë kemi te bëjmë me një bashkëmendimtare konsistonte, besoj se fryma e ndryshimit nuk do te dobësohet” – përfundoi Beqaj.

Ndërsa njohësi i rrethanave politike në vend, Xhevdet Pozhari gjatë një prononcimi deklaroi se mos lejimi i kandidimit të Kurtit po tregon panik nga partitë që ishin në pushtet. Mirëpo, ai e sheh se kjo gjë vetëm sa e ka forcuar në elektorat.

“ Moslejimi i z. Kurtit për të garuar, veçanërisht kur njohës të ligjit thonë se është një padrejtësi e madhe edhe në aspektin ligjor, tregon panikën e partive që ishin në pushtet si LDK dhe PDK kundrejt fuqisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, pavarësisht përpjekjeve të tyre, duket se asgjë nuk mund ta ndalë fitoren absolute të Albin Kurtit. Përkundrazi, tendencat për ta bllokuar kandidimin e tij vetëm sa po e rrisin popullaritetin dhe forcën e tij elektorale dhe pas 14 shkurtit, PDK, LDK dhe Lista Srpska do ta kuptojnë se kanë qenë meritorët kryesorë për fitoren e Vetëvendosjes. Në cilëndo rrethanë, pavarësisht orvatjeve për ta ndaluar përmes mekanizmave shtetërorë që PDK dhe LDK i kontrollojnë, z. Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ngaqë asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e sovranit të vetëm – popullit” – tha Pozhari.

Ylli Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 30 janarit tha se vendet në listat e votimit të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen apo shënjëzohen, në mënyrë që qytetarët të mos ngatërrohen gjatë votimit dhe të zgjedhin ata numra.

Media ka kontaktuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, për të marr një qëndrim se pse nuk e bënë rirenditje të listës, deri në publikimin e këtij shkrimi asnjëri nga ta nuk ka pranuar të flasin.

Fushata zgjedhore zyrtarisht pritet të nis nesër, ndërsa sot u hodh edhe shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com